Pippa Middleton, motra e Dukeshës Kate Middleton, është bërë sërish nënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, James Matthews, janë bërë prindër të një vajze.

Çifti i njohur kanë vendosur që të voglën e tyre ta pagëzojnë me emrin Grace Elizabeth Jane Matthes, që duket se ka një kuptim shumë të veçantë për ta. Thuhet se emri i dytë i vogëlushes është një nderim për figurën e gjysheve të saj, Carole Elizabeth Middleton dhe Jane Matthews.

Por ka zëra që mendojnë se Elizabeth mund t’i jetë vendosur për shkak të lidhjeve që ata kanë me familjen mbretërore, në këtë rast me mbretëreshën Elizabeth.

Thashethemet për shtatzëninë e Pippa filluan menjëherë përpara Krishtlindjeve kur mediat raportuan se çifti prisnin një fëmijë tjetër. Mirëpo, Pippa nuk ka komentuar asnjëherë për shtatzëninë e saj dhe preferon të mbajë një profil të ulët publik.

Pippa dhe James, 45 vjeç, u martuan në vitin 2017 dhe jetojnë në një shtëpi 17 milion funta në Londër. Ata janë gjithashtu prindër të djalit dy vjeç Arthur.

Klan News