Durrës | Në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al