Plagoset një person, policia shoqëron autorin

Foto ilustruese


Plagoset një person, policia shoqëron autorin

12:18 29/05/2020

Një person është plagosur këtë të premte në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukpalaj, ndërsa i lënduar mbeti 65-vjeçari me iniciale Gj.P.

Sipas asaj që thotë policia, ai u plagos me një mjet prerës. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është 25-vjeçari A.P., banues në këtë fshat. Ai u shoqërua në komisariatin e policisë.

Sa i përket të dëmtuarit, mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al



Të ngjashme