Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e plotë të plagosjes me armë të 19-vjeçarit ditën e martë. Në pranga kanë rënë Enea Hajderasi, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, si autori i ngjarjes  dhe e fejuara e tij 19 vjeçarja me inicialet L.M, e cila akuzohet për armëmbajtje pa leke për armëmbajtje pa leje

Ngjarja:

Në datën 30.01.2018, rreth orës 15:45, shtetasi Enea Hajderasi, në banesën e tij ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj, 19 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Hajderasi dhe të fejuarës së tij, me inicialet  L.M u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të markave “Miniblov” dhe “Zastava”, një krehër me 9  fishekë model 57, 65 copë fishekë model 56 si edhe 1 gëzhojë pistolete.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” parashikuar nga Nenet 287e25  dhe 92 të Kodit Penal.

/tvklan.al