Dyshohet për konflikt mes 2 grupeve, Çaushllari e mohon

Për përplasjen me armë në Elbasan, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Në pranga është vendosur Feliks File 21 vjeç nga Elbasani, I cili akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe Ersi Çekani edhe ky 21 vjeç nga Librazhdi që ka penguar për zbardhjen e ngjarjes.

Policia thotë se dy grupe u konfliktuan me njëri tjetrin. Nga njëri krah ishte Elvis Çaushllari, i cili u plagos lehtë, dhe grupi tjetër drejtohej nga Migert Qosja.

Fillimisht ata janë konfliktuar me kaçavida e grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët, ku është qëlluar disa herë.

Policia ka marrë në pyetje në Spitalin e Traumës Elvis Çaushllarin, një emër I njohur dhe I dyshuar për disa ngjarje kriminale në Elbasan. Ai u shpreh se nuk I njeh personat më të cilët u konfliktua, por uniformat blu dyshojnë se bëhet fjalë për konflikte të shpeshta mes tyre.

Elvis Çaushllari  është arrestuar edhe për një ngjarje tjetër po në Elbasan. Sipas Policisë ditën e mërkurë në lagjen “Emin Matraxhiu” është qëlluar me pistoleta të ndryshme, ku plumbave u kanë shpëtuar edhe qytetarët që lëviznin në zonë.

Tv Klan