Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Policia sqaron se i riu i identifikuar si Paulin Harusha është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Thethit.

Ai ka treguar se ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dhe është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Detaje nga plagosja në Shkodër, të riut i prenë rrugën dhe e qëlluan me automatik

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja në Shkodër. Sipas Klan News, 23-vjeçarit Paulin Harusha i kanë prerë rrugën persona të armatosur.

Mësohet se atentati i dështuar ndaj tij ka ndodhur në rrugën e Nderlysës, ku është qëlluar më automatik.

Fatmirësisht i riu ka mundur t’u shpëtojë plumbave dhe ka marrë plagë të lehta. Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarje./tvklan.al