Veshja e Kim Kardashian në ballon e Met Gala siguronte fshehjen totale të portretit dhe fizikut të saj, por çfarë kishte poshtë maskës? Ndërkohë, njerëzit vazhdojnë të pyesin ende si mund të shihte apo merrte frymë, por ende nuk ka një sqarim për këtë.

Mund të duket e pabesueshme, por Kim kaloi disa orë të mira në karrigen e grimit, vetëm që më pas ta fshihte kryeveprën e kuruar nga make-up artisti Mario Dedivanovic nën një maskë. Vetë ai ndau disa foto duke grimuar biznesmenen, shoqëruar me shkrimin “Pas maskës”.

Dhe vërtet, pas maskës fshihej një imazh mëse i përkryer. Mollëza të theksuara, sy të sfumuar dhe flokë të gjatë deri në dysheme ishin zgjedhja e saj për të plotësuar veshjen e markës “Balenciaga”.

Kanye mungoi në tapetin e kuq kësaj here, por flitet se veshja e Kim për ballon ishte ideja e tij. Kim e hoqi më pas maskën, por sërish e fshehu fytyrën pas disa syzeve të mëdha./tvklan.al