Shqipëria kryeson listën e vendeve për rritjen e trafikut të pasagjerëve në muajin Shkurt krahasuar me vitin 2019. Nuk bëhet fjalë për pak, por për një rritje prej 227.9%.
Është kreu i qeverisë Edi Rama që shpërndan statistikat dhe që në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria po ngjitet gjithnjë e më lart. Sipas kryeministrit, vendi ynë është gati për të mirëpritur gjithë botën.
“Gjithnjë lart e më lart! Krenarë të ndaj me ju se Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve edhe për muajin shkurt, krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, vibrant, dhe gati për të mirëpritur botën”, tha Rama./tvklan.al
We're soaring higher and higher🦅
— Edi Rama (@ediramaal) April 16, 2024
Proud to share that Albania leads also in February passenger traffic growth compared to 2019✈️
Our beautiful country is open, thriving, and ready to welcome the world❤️#TravelAlbania🇦🇱 #AlbaniaAllSenses☀️🌊⛱️🏔️⛺️ pic.twitter.com/un4ie19yBD