Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjepalaj të Shijakut rreth orës 08:40, ku një e moshuar ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Durrësit, 23-vjeçari me iniciale K.K. po dilte nga banesa me automjet kur përplasi në rrugë këmbësoren M.K. 76 vjeç. Kjo e fundit, fatkeqësisht humbi jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al