Regjisori nuk mbrohet dot prej akuzave, u përjashtua nga akademia

Regjisori i njohur Roman Polanski, i cili dy vite më parë u përjashtua nga Akademia Amerikane e Filmit Oscar për shkak të përdhunimit të një 13-vjeçareje, ka humbur gjyqin.

Sipas asaj që raporton Reuters, gjykata në Los Angelos iu drejtua regjisorit polako-francez që të të paraqiste çdo provë që ai konsideronte të rëndësishme në Akademi, duke përfshirë një përmbledhje të gjatë nga avokati i tij dhe një deklaratë video, por kjo gjë dështoi pasi asnjë argument nuk provonte pafajësinë e tij.

Avokati i tij kërkoi që regjizori të trajtohet më ndershmëri dhe të mos hidhet poshtë puna e tij e shkëlqyer e bërë ndër vite, pavarësisht nga ato që kanë ndodhur.

87-vjeçari u dëbua nga Akademia në Maj 2018  dhe më vonë Polanski pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale të paligjshme me minorenen në vitin 1977, rast pas të cilit kreu 41 ditë burg dhe u largua nga SHBA për shkak të frikës.

Gjatë viteve të fundit, disa gra të tjera e kanë akuzuar atë për përdhunim, por të gjitha ato ai i ka mohuar. Mes grave ishte edhe aktorja Valentine Monnier e cila ka akuzuar 86-vjeçarin se e ka përdhunuar në moshën 18-vjeçare në një resort skish në Zvicër në vitin 1975.

Përkundër pretendimeve, Polanski fitoi një Oskar në 2003 për regjinë e dramës së Luftës së Dytë Botërore, “Pianisti”, si dhe një çmim për regjinë më të mirë në Cesar Awards të Francës. Regjisori u përjashtua nga Akademia së bashku me komedianin amerikan Bill Cosby, i cili u dënua në vitin 2018 për drogë dhe përdhunim të një gruaje në 2004.

Akademia së fundmi ka dëbuar edhe producentin e filmit Harvey Weinstein në 2017, i cili është dënuar me 23 vjet burg  në New York në Shkurt të këtij viti për përdhunim dhe sulm seksual.

Klan Plus