Polici grabitës është shfaqur i penduar në gjykatën e Tiranës për veprimin e tij.

Eduard Budini tha se kishte shkuar disa ditë më vonë për t’i kërkuar falje taksistit Halim Hoxha, por nuk e kishte gjetur.

Ai ka sqaruar para gjykatës se e kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mban mend asgjë.

Për gjykatën, këto deklarime nuk qenë të besueshme. Ndaj ajo vendosi ta lerë në burg efektivin 30 – vjeçar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në repartin e Dragotit.

Avokatja mbrojtëse i ka kërkuar Gjykatës që Budinit t’i kryhet një ekspetim mjeko-ligjor, për  gjendjen e tij mendore.

Sipas saj grabitja që ka kryer klienti I saj ka mbetur në tentative pasi Budini ia ka ktheyr paratë taksist në vend dhe më pas është larguar.

Në pamjet e filmuara nga kamera e taksisë, Budini shihet qartë duke e kërcenuar taksistin me pistoletën e shërbimit. Ai largohet me shpejtësi vetëm kur taksisti thotë se do të thërrasë policinë. Famijarët e Budinit kanë deklaruar se ai kishte probleme financiare dhe ky mund të jetë shkaku i grabitjes. Ka të dhëna se ai ishte frekuentues i rregullt i lojërave te fatit.

Tv Klan