Policia si çdo fundviti i ka shpallur luftë shitjes së fishekzjarrëve për festa, si mjete të rrezikshme. Madje ditën e djeshme është publikuar edhe një aksion i policisë për sekuestrimin e mjeteve piroteknike.

Por “Stop” sjell me zë dhe figurë sesi shiten fishekzjarrët e ndaluara. Pas interesimit të emisionit, tregtarët rezulton se të ofrojnë modele dhe fuqi të ndryshme, torta, tuba, kapsolla, shatërvan, Zeus.  

Blerësi– O, artist! Hë mo!

Shitësi – Ça bëre?

Blerësi- Ça bëni ju?

Shitësi – Mirë, ça bërë ti?

Blerësi– Si ia kaloni?

Shitësi – Mirë, si kalove?

Blerësi– Hë, mo ti!

Shitësi 1 – Hë!

Blerësi– Do m’i japësh ato?

Shitësi – Jo nga ato të mëdhatë, jepi edhe ajo e madhja Zeusi!

Blerësi– Hë nga ato, se mos i di me emra unë nga ato.

Shitësi – Po do i marrësh të gjitha ato?

Blerësi- Ore, një pako. Sa vete pakua?

Shitësi – Po s’e di sa copë ka? T’i numërojmë njëherë!

Blerësi– Pa shikoje, numëroji!

Shitësi 1 – Pakoja ka dyzetë copë, më duket.

Blerësi– Sa shkon ajo, e tëra pakua?

Shitësi 1 – Ose është dhe nji më e madhe dhe nji më e vogël.

Blerësi– Janë të ndryshme?

Shitësi – Bëjnë 12 mijë lekë.

Blerësi– Po ke edhe dy nga kto, që ia bëjnë p.sh kshu, vër edhe dy copë nga ato! Sa bëjnë?

Shitësi – Ato të vogla i do, apo do të mëdha nga ato?

Blerësi- E mo, nga kto, që thamë, o burrë! Cilat?

Shitësi – Jo, jo ato! Kto tubot!

Blerësi- Sa të gjata janë ato?

Shitësi – Ato janë dy modele. Ja t’i them, ti bjeri të dyja tashi.

Blerësi– Bjeri dy modele, ça modelesh janë edhe…

Shitësi – Merr edhe dy modele tubosh nga ato edhe 5 mijë lekëshin edhe atë, atë 3 mijë lekëshin, atë më të voglën!

Shitësi 1 – Është ky model.

Shitësi – Atë lërja dy mijë lekë, atë 4 mijë lekë!

Shitësi 1 – Edhe ky model.

Blerësi– Ti vësh kshu, o.

Shitësi 1 – Ja ku i ke 203-sh, kaq janë!

Blerësi – Të tëra, sa venë kto?

Shitësi – Ja, ja, ja t’i numëroj njëherë!

Blerësi – Pa shikoji të tëra, numëroji!

Shitësi 1 – 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 10.

Blerësi – 20 janë!

Shitësi 1- Qenkan kshu! 20 janë të trashat fare. T’i jap edhe nga kto?

Shitësi – 300 lekë. Jepi ato të voglat! Me 200 lekë t’i marri!

Shitësi 1 – Të të bëj 40 tamam, 20 të trasha?

Blerësi – 20 kshu, e 20 kshu bëji!

Shitësi 1 – 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8.

Shitësi 1 – I ke ktu!

Blerësi – Futi në qese, futi në atë, futi edhe kto të tjerat!

Blerësi – Sa venë kto të gjitha?

Shitësi – 20 mijë lekë!

Shitësi – Rrofsh! Faleminderit!

Pjesa 2

Qytetari: Fishekzjarre doja unë!

Shitësi 1: Fishekzjarre s’mbajmë.

Qytetari: S’mbani? Rrofsh faleminderit!

Shitësi 1: Ke në anën tjetër ti, në krah tjetër.

Qytetari: Ka?

Shitësi 1: Po, gati sa del në fund të rrugës , dyqani i fundit gati, Dylberi.

Qytetari: Ok!

Qytetari: Si jeni? Mirë?

Shitësi 2: Mirë!

Qytetari: Ke fishekzjarre?

Shitësi 2: Po!

Qytetari: Ça fishekzjarrësh keni?

Shitësi 2: Urdhëro?

Qytetari: Ca llojesh?

Shitësi 2: Po kena torta 36 xxxxxxx 25, ke tuba domethënë.., ke dhe shatërvan.

Qytetari: Me sa lekë janë ato?

Shitësi 2: Po varet 25-cja është 40, kurse 36-cja është 60.

Qytetari: Ëhë…

Shitësi 2: I ke të dyja…

Qytetari: Po nga kto të voglat?

Shitësi 2: Do ato të voglat?

Qytetari: Jo, jo, kto….

Shitësi 2: Tubat? Shatërvanet?

Qytetari: Jo jo…Edhe një herë ( afrohet )

Shitësi 2: Si kto thu?

Qytetari: Jo, jo, nga ato…?

Shitësi 2: Tubat ore?

Qytetari: Të kuqet, or burrë, si i harrova emrin?

Shitësi 2: Kapsolla?

Qytetari: Eee nga ato.

Shitësi 2: Jo, jo! Nga ato s’kam.

Qytetari: Po kto vetëm 30 ee e …po shtrenjtë janë kto.

Shitësi 2: Kush?

Qytetari: 36 ose…

Shitësi 2: Tortë or, tortë jo ashtu! Është tortë e madhe mo, që e hedh në ajër dhe hapet, e madhe.

Qytetari: Aaaaa…

Shitësi 2: Unë them për tortën, shatërvane ke 10- mijëshe , 8- mijëshe.

Qytetari: Po nga kto, që i mban kshu? Sa ven kto?

Shitësi 2: Ajo është 3 mijë, ke 10 mijë të mirë fare, që ka te hapmensi tortë, që ka 8 gjujtje si tortë. Kupton?

Qytetari: Dhe hapet kshu si tortë ajo?

Shitësi 2: Po! Ka 8 copë të gjujtme. E kupton? Një sekondë të tregoj një gjë më andej!

Gazeteri: Po kapsolla, ku mund të gjej unë ktu?

Shitësi 2: Sa kapsolla do?

Qytetari: Më duhen nja 5 copë!   

Qytetari: Nuk ikën lart kjo, që hapet kshu.

Shitësi 2 : Po pra, kjo ikën lart.

Qytetari: Sa copë kishte kjo?

Shitësi 2: 8! 8 të gjujtme. Do si kto kapsollat?

Qytetari: Sa lekë janë ato?

Shitësi 2: Sa copë do?

Qytetari: Sill nja 5 copë! /tvklan.al