Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë goditur një rast të mosdeklarimit të një shume parash në kufi. Policia e Korçës në një njoftim për mediat bën me dije se janë sekuestruar 12.445 Euro.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një mjet tip furgon me drejtues shtetasin grek S. K., 52 vjeç, lindur në Greqi, banues në Gjermani”, sqaron policia.

Më tej mësohet se 52-vjeçarit paratë iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë sediljes së pasagjerit. Eurot u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 52-vjeçari do të procedohet për veprënn penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./tvklan.al