Protestat në Serbi kanë çuar në polici 18 persona. Bilanci i të arrestuarve është rritur dhe bashkë me të edhe tensionet. Një numër prej të arrestuarve janë nxënës të shkollës së mesme. Për të protestuar për një mik të tyre para stacionit policor kanë dalë nxënësit e Gjimnazit Filologjik të Beogradit. Por politika duket se nuk do ta përfundoj me kaq.

I pari ka qenë presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, i cili tha gjatë një forumi se ata që do të përdorin dhunën sërish do të arrestohen. Kjo politikë e opozitës nuk do të tolerohet në Serbi.

“Nuk e di se kush mendon që njerëzit impresionohen me një mijë protestues dhe tre ekspert që dalin në rrugë. Ne dhunën nuk do ta tolerojmë dhe debate bëhet në Kuvend dhe jo në rrugë”.

Këta janë kryesisht mikrofonët e mediave të huaja. Lidhja për Serbinë e partive të opozitës që i dha ultimatum presidentit deri në orën 15:00, pikërisht në ketë orë dolën në konferencë dhe thanë se këtë nuk do t’ia falin.

“Nuk mund të rrihen qytetarët pasi dhunë nga ne nuk ka pasur. Kjo epokë duhet të përfundoj dhe ne do të shohim mundësitë ligjore për të arrestuarit dhe më pas do të intensifikojmë protestat duke organizuar tërë kohën”.

Në kryeqytet qetë, por të gjithë presin se çfarë do të ndodh pasi në të shkuarën nuk ka pasur shumë opozitë dhe incidente.

Tv Klan