Lajme Arkiva 2003

Policia tatimore nisi një aksion për kontrollin e pikave të tregtimit të floririt në kryeqytet. Ai filloi në orët e mesditës në bllokun e dyqaneve që shesin mallrat e këtij tipi në rrugën e Elbasanit.

Punonjësit e policisë tatimore u kanë kërkuar shitësve dhe pronarëve dokumentacionin për veprimtarinë që kryejnë pasi kanë sinjalizime për shitje floriri kontrabandë.

“Konkretisht sot bëhet në dyqanet e floririt për të parë origjinën e mallit, nga vjen malli, si trajtohet me anë të dokumentacionit përkatës dhe në fund të kontrollit do të konkuldojmë se çfarë të metash ka. Ato që kanë thjesht të meta dokumentacioni do të marrin gjoba, kur kanë një mall që ka probleme të ndryshme do bllokohet menjëherë dhe do të merren organet e tjera me këtë punë”.

Aksioni i tatimorëve është shtrirë njëkohësisht në të gjithë kryeqytetin sipas rajoneve të tij. Në fund të kontrollit ata do të publikojnë rastet e parregullsive si dhe masat ndëshkuese që do të merren. Pak javë më parë tatimorët në bashkëpunim edhe me policinë e rendit zhvilluan një aksion në qendër të Tiranës ku shiteshin jo vetëm sende floriri, por edhe celular që dyshohen si të vjedhur./tvklan.al