1 mitraloz, 1 pushkë, 11 granata, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë gjeti policia në shtëpinë e një 43-vjeçari në Kurbin, i cili prej 3 muajsh ndodhet në burg, për dhunë në familje.

Policia thotë se kishte marrë informacione se në shtëpinë e 43-vjeçarit, në fshatin Sanxhak, kishte të fshehura armë e municione, ndaj dhe zbarkoi në këtë adresë. E në fakt në oborr, autoritetet gjetën municionet të fshehura në tokë.

Në njoftimin për mediat, policia e Lezhës falenderon qytetarët për bashkëpunimin ” dhe fton cilindo që disponon informacion për paligjshmëri, të informojnë në numrin 112 apo Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”./tvklan.al