Politikani i bën presion me mesazhe në telefon, spikerja e njohur e sfidon duke…



Politikani i bën presion me mesazhe në telefon, spikerja e njohur e sfidon duke…

18:23 23/10/2020

Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë të ftuar spikerja e njohur e lajmeve, Fabiola Hoxha dhe partneri i saj Indrit Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ata kanë dalë për herë të parë bashkë në ekran dhe kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre.

Çifti ka treguar se janë njohur gjatë protestave të PD-së në vitin 2015 kur Indriti ishte shoqëruar në polici tek Komisariati Nr. 1 në Tiranë së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.

Kaluan dy vite pas njohjes së tyre në protestë dhe Indriti ishte mjaft këmbëngulës për t’u njohur me Fabiolën, ndërkohë që ajo nuk i kushtonte shumë rëndësi. Indriti i dërgon një mesazh presionues në rrjetet sociale dhe ajo e fton në lokalin e Klanit, duke menduar që nuk do shkonte, por Indriti ishte shumë i shpejtë dhe ka arritur aty për 5 minuta. Nga ajo kafe lindi dhe historia e tyre e dashurisë.

Rudina Magjistari: Po më pas si vazhdoi?

Fabiola Hoxha: Ka patur komunikime vetëm në rrjetet sociale se numrin sigurisht që nuk e shkëmbeva në ato momente. Indriti më shkruante vazhdimisht në Instagram, Facebook. Kur postoja një foto apo story gjithmonë shkruante, jo gjithmonë ia lexoja dhe ia ktheja dhe pastaj ka qenë një moment që më shkruan dhe më ngacmon po në Instagram dhe më nervozoi pak. Ishte një mesazh me presion, aty u inatosa pak.

Rudina Magjistari: Çfarë mesazhi ishte?

Fabiola Hoxha: Nuk e kujtoj tamam, por që ishte në kuadrin e “më fal, një kafe çfarë konsideron t’i se është, një kafe do pimë”. Atë moment e mora si sfidë e i thashë po patjetër, mund të vish në punën time se jam në lajme filan orë dhe kam vetëm gjysmë ore kohë për të konsumuar një kafe.

Indrit Hoxha: Dhe kjo nuk mendonte se unë do i shkoja vërtet.

Fabiola Hoxha: Unë i thashë nëse vjen për 5 minuta se kam vetëm 30 minuta kohë, më pas jam në transmetim dhe nuk e lë dot dhe ka ardhur fiks për 5 minuta tek puna ime dhe jemi takuar këtu në Klan, tek lokali i Klanit dhe që nga ai moment, deri më sot jemi bashkë.

Rudina Magjistari: Çfarë ndodhi në atë kafen që ty t’u ndryshua mendja menjëherë?

Fabiola Hoxha: As ne vetë nuk e kemi kuptuar se si jemi përfshirë më pas, se si historia na përfshiu të dy. Lindi spontanisht, ishin bisedat që ne konsumonim me njëri-tjetrin, batutat, humori. Dilnim gjithmonë, edhe kur mbaroja në 12 të darkës më priste të konsumonim një gotë bashkë, gjithmonë si shokë. Ka ardhur shumë natyrshëm dhe as vetë nuk e kam kuptuar se si u lidhëm më pas. /tvklan.al




Të ngjashme