Pneumologia Silvana Bala: Pasojat post-Covid të shumta, duhet kujdes i vazhdueshëm për 6 muaj

Pavarësisht se numri i të infektuarve nga Covid-19 është duke shkuar drejt zeros, Shqetësimet pas kalimit të këtij virusi, qëndrojnë për kohë të gjatë për një numër të madh personash.

“Varësia e gravitetit të kësaj sëmundje ka sjellë komplikacione që vijojnë për një kohë të gjatë. Covid-19 është një sëmundje multisistemike”, tha ajo.

Sipas mjekes pneumologe në spitalin “Shqefqet Ndroqi”, Silvana Bala, fibroza pulmonare, problemet me hipertensionin, por edhe diabeti janë disa nga pasojat kryesore të pacientëve post-Covid.

“Monitorime të vazhdueshme të indekseve të inflamacionit, të grafive të përsëritura pulmonare, përbërjen e EKG dhe konsultave me kardiologët”.

A do të kemi rritje të infektuarve nga Covid?

“Mund të kemi rritje të rasteve, por duhet të kemi parasysh që kemi një vaksinim të një pjese shumë të madhe të popullsisë. Kemi familje të tëra që e kanë kaluar. Nuk është më situata si vitin e kaluar. Tashmë kemi një imunizim të popullatës, dhe nëse do të kemi raste them që ajo vala e madhe nuk do të përsëritet më”.

Pneumologia Bala ndër të tjera sqaron se për Covid-19 shumë studime janë duke u kryer, por deri më tani nuk ka të dhëna për pasoja që mund të mbesin gjatë gjithë jetës, edhe pse kjo varet nga mosha dhe sëmundjet bashkëshoqëruese të çdo pacienti.

Klan News