Strakosha dhe Berisha rekord pritjesh në këtë sezon

Në këtë kohë pa futboll mund të shikohen statistikat në pritje që loja të rinisë në fushë.

Nga lojtarët e Kombëtares mund të krenohemi me portierët Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

“Gazzetta Dello Sport”, në një analizë të saj për kampionatet më të rëndësishëm në Europë, ka veçuar dy shqiptarët. Strakosha është i treti për përqindjen e pritjeve të realizuara në 77.88% të rasteve.

Më mirë se ai janë Allison i Liverpool dhe Rajkovic i Reims. Thomas Strakosha është në 10 më të mirët për më pak gola të pësuar.

Berisha përmendet për nurmin total të pritjeve te Spal, 107 në takimet e zhvilluara deri më tani, më i spikaturi në kampionatin italian.

Një statistikë që tregon që Etriti mban peshë kryesore në mbrojtjen e ekipit që po luan për mbijetesë në Serie A.

Më mirë se shqiptari janë Fernandez i Levante Dubravka i Newcastle.

Tv Klan