Konfindustria kundër “Metrologjisë”

Konfindustria ka mbështetur dekretin e Presidentit Meta, për kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë te ligjit për “Metrologjinë”. Kjo shoqate biznesi u kërkon deputeteve që të mos thellojnë edhe më shumë problematikën serioze të deritashme të përdorimit të PPP dhe koncesioneve për gjithë sektorët e ekonomisë, duke e kthyer në një proces të pakontrolluar, deri në anarshi të plotë. Sipas tyre Shqipëria ka lidhur deri më sot kontrata PPP në vlerë mbi 2.2 miliard dollarë, më e larta krahasimore në Rajon..

Sipas Konfindustrisë ligji në fjalë shton numrin e kontrolleve në pikat e karburanteve nga koncesionari dhe prek drejtpërdrejt financiarisht qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare. Për ta kalimi me ligj në monopol privat i shërbimit të kontrollit të “Metrologjisë” prek drejtpërdrejt financiarisht qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare.

E gjithë kosto e shërbimeve të kontrollit të pompave të karburanteve të kryera nga operatori privat, kalon në rritje të mëtejshme të çmimit fundor për qytetarët dhe biznesin.

Shqipëria zë sot ndër vendet e para në botë për çmimin më të lartë të karburanteve, që përbën një nga arsyet kryesore të goditjes së biznesit, mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare.

Presidenti Meta i bëri thirrje të përsëritur SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për ligjin e metrologjisë  si antikushtetues pasi sipas tij përmes këtij ligji, shteti heq dorë nga një shërbim publik.

Klan Plus