Turqia do të sfidojë Gjermaninë në gjysmëfinale të Euro 2008.

Do të jetë një ndeshje që sigurisht do të mbahet mend gjatë, por sido që të jetë përfundimi turqit thonë: “Kardeslik Kyberales”, turqishte e përzier me gjermanisht dhe që do të thotë “vëllazëria mbi të gjitha”.

Turqit e kanë gjetur kështu edhe mënyrën për të patur një situatë sa më të qetë edhe për faktin se në Gjermani jetojnë rreth 3 milion bashkatdhetarë të tyre.

Edhe gjermanët janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke vënë në mes të flamurit të tyre gjysmëhënën me yll të flamurit turk.

Fatih Terim e di mirë që nuk ka skuadrën favorite pasi do të shkojë me gjysmën e lojtarëve që kishte në fillim të edicionit.

Katër të pezulluar, dy të dëmtuar dhe tre të tjerë në dyshim, vetëm 12 janë të aftë për të luajtur dhe dy prej tyre janë portierë.

Në listë është edhe kapiteni Emre, që sipas Terim, mundi të luajë vetëm 30 minutat e fundit të lojës, por megjithatë kjo shihet si ndeshja më e fortë për Gjermaninë në kampionat.

Joakim Low do të mbështetet tek skuadra e plotë dhe tek forca e futbollistëve. Që prej bashkimit të Gjermanisë të dy skuadrat janë përballur katër herë me njëra-tjetrën.

Dy ndeshjet e para janë fituar nga Turqia 1 me 0, e treta ka përfunduar në barazim, ndërsa ndeshja e katërt miqësore në Stamboll, ka përfunduar 2 me 1 për skuadrën vendase. Ndoshta kjo e sotmja do të shkojë për Gjermaninë./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe