Urdhri, edhe për punonjësit e qendrave tregtare e supermarketeve

Nga 4 janari të gjithë punonjësit e administratës, qendrave tregtare, supermarketeve  dhe marketeve ushqimore duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 23 Dhjetor thuhet se të gjithë punonjësit e këtyre subjekteve, duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës një nga dokumentet që tregon se nuk është bartës i virusit.

Në urdhrin e lëshuar nga ministrja Ogerta Manastirliu, shkruhet se punonjësit duhet të dorëzojnë certifikatën e  vaksinimit. Në të kundërt të gjithë ata që nuk kanë certifikatë vaksinimi duhet të paraqesin dëshminë e lëshuar nga e-albania që vërteton shërimin nga Covid-19.

Ko certifikatë ka afat 6 muaj nga shërimi nga Covid-19. Kush nuk është i vaksinuar, duhet të paraqesë çdo pesë ditë përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk është mbartës i virusi. Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm ata persona që kanë një dokument mjekësor për mospalikimin e vaksinës.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të jetë Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP që do të monitorojnë zbatimin e urdhrit.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19, baret dhe restorantet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllur pas orës 2300, përveç natës së ndërrimit të viteve.

Tv Klan