Lajme Arkiva 2003

Presidenti Alfred Moisiu ka dhënë një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e 91-vjetorit të Pavarësisë. Duke uruar popullin shqiptar, për ditën e themelimit të shtetit shqiptar.

Presidenti Moisiu u kujtoi politikanëve që profesioni që ata kanë duhet të jetë nën shërbim të qytetarëve duke respektuar ligjet, institucionet dhe Kushtetutën dhe jo të gjenerojë kriza.

Më tej Moisiu apeloi mazhorancën për të zgjidhur krizën ku gjendet.

Alfred Moisiu: Pres që mazhoranca të ndjejë përgjegjësinë e saj sa më parë të krizës qeveritare. Pres gjithashtu që forcat politike, institucionet dhe qytetarët të udhëhiqen që të jenë më shumë nga ligji dhe nga kushtetuta si rruga më e mirë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Është koha të provojmë se shteti shqiptar, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë shtet i falimentuar. Ai ecën me hapa të ngadaltë, por të sigurta. E nesërmja nuk do të na gjykojë nëse gjatë punës bëmë ndonjë gabim, por ajo do të na gjykojë ashpër nëse nuk punojmë për të nëse nuk i përdorim shanset dhe energjitë tona për të forcuar shtetin demokracinë ekonominë, familjen dhe shoqërinë.

Presidenti Moisiu nuk harroi pa përmendur edhe arritjet që ka bërë Shqipëri e cila sipas tij po bën hapa të ngadalshëm por të sigurt. Duke përmendur këtu arritjet në fushën e luftës kundër krimit të organizuar si dhe bashkëpunimin me institucione ndërkombëtare dhe me shtetet mike./tvklan.al