Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Përmes një postimi në ‘X’, Begaj shprehet se dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit duke shpresuar se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.
Ndër të tjera në postimin e tij, Begaj thekson se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreson se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shkruan Presidenti Begaj.
Albania strongly condemns the unprecedented attack by Iran on Israel and expresses its hope that there will be no further escalation.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 14, 2024
Any further escalation could endanger peace and security in the Middle East and have irreversible effects on a wider scale.
Ky ka qenë sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, duke përfshirë më shumë se 300 dronë dhe raketa. Irani thotë se sulmi i arriti të gjitha objektivat e tij dhe ishte në përgjigje të një sulmi që vrau komandantët iranianë në Damask më 1 Prill.
/tvklan.al