“Ka rënë vëmendja e deputetëve dhe debati parlamentar”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “tregjet e kapitalit”.

Kreu i shtetit konstaton në argumentet e tij se ka rënë vëmendja e deputetëve dhe debati parlamentar, ndërsa vëren një cilësi të dobët të procesit ligjvënës të deputetëve.

Për Presidentin, ligji ka mungesë të theksuar të sigurisë juridike që u jep investitorëve dhe lejon hapësira evazive interpretimi nga agjencia mbikëqyrëse e bursave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Po ashtu, Presidenti kërkon që përpara se të merren hapa të tillë zhvillues financiar, edhe reformat ekonomike të vendit dhe lufta kundër informalitetit të shkojnë në një drejtim, përndryshe ky projekt nuk do të zbatohet asnjëherë në realitet.

Tv Klan