Presidenti Mejdani takon ushtarët turq (18 Maj 1999)



Presidenti Mejdani takon ushtarët turq (18 Maj 1999)

10:26 18/05/1999

Anija ushtarake turke sot ka sjellë 160 ushtarë turq si dhe 30 automjete ushtarake pjesë logjistike e tyre. Për të pritur këto forca rreth orës 10 ka ardhur Presidenti Mejdani i shoqëruar nga Nënkryetari i Parlamentit Shqiptar Dokle si dhe Ambasadori Turk në Shqipëri, Ahmet Okcun. Një minut heshtje dhe ekzekutimi i dy himneve u shoqërua me fjalën e Ambasadorit Okçun dhe Presidentit Mejdani.

Ky është misioni më i rëndësishëm humanitar në ndihmë të kombit shqiptar dhe kontributi juaj është ai i njeriut për njeriun, tha Mejdani duke i bërë thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të shohë me seriozitet popullin shqiptar të Kosovës. Misioni i këtyre forcave është në ndihmë të të ardhurve nga Kosova në Elbasan.

Në këtë qytet është ndërtuar një kamp me kapacitet prej 5 mijë vetësh dhe ndihmat e ardhura nga Turqia kanë arritur vlerën 800 ton. Organizata turke e ndihmave e cila do instalohet në Elbasan, ka sjellë sot pajisje për gatim dhe për larjen e rrobave, si dhe një spital fushor e një grup mjekësh të specializuar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj








Të ngjashme