Presidenti Meta i akordon Arjan Salës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”



Presidenti Meta i akordon Arjan Salës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

16:32 13/04/2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” heroin Arjan Sala, i cili u vetësakrifikua për të shpëtuar jetët e punonjësve dhe kolegëve nga zjarri në një qendër tregtare.

Ceremonia e dekorimit

Kreu i Shtetit i akordoi Arjan Salës dekoratën “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin “Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat ai hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së dekorimit të Salajt, Presidenti Meta duke iu drejtuar familjarëve dhe miqve të të ndjerit u shpreh se “Arjani na ka dhënë një shembull të gjithëve, se si duhet të sakrifikojmë dhe se si duhet të tregojmë dashurinë për njëri-tjetrin“.

Në një kohë kur shoqëria jonë po vuan plagën e rëndë të braktisjes së vendit, sidomos nga të rinjtë, Arjani tregoi se ky vend ka njerëz të mëdhenj, të cilët kanë dhe familje të mrekullueshme, që i kanë edukuar fëmijët e tyre siç kanë edukuar prindërit Arjanin, me dashurinë e pafund për atdheun, për njerëzit dhe me ndjenjën e lartë të detyrës“, tha Meta.

Medalja u tërhoq nga familjar të të ndjerit Arjan Salaj./tvklan.al







Të ngjashme