Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis duket se do të fitojë edhe një mandat presidencial, në raundin e balotazhit që po mbahet sot. Ai po sfidohet nga ish-kryeministrja, Viorica Dancila, qeveria e së cilës u rrëzua muajin e kaluar, pas skandaleve korruptive.

Një mandat i dytë i Iohannis, do të rivendoste trajektoren pro-evropiane të Rumanisë, pas disa vitesh qeverisjeje nga partitë e majta, që janë përshkruar me korrupsion dhe sulme ndaj sistemit gjyqësor.

Iohannis, 60 vjeç, ish-mësues i fizikës dhe kryetar i qytetit Sibiu, u ka bërë thirrje rumunëve që të dalin të votojnë.

Të dashur rumun, është shansi juaj që ju të jeni kampion sot, përdorin votën tuaj për këtë, ju mund të gjithë mund të jeni kampion”, tha ai pasi votoi në Bukuresht.

Dancila, që është lidere e Partisë Social-Demokrate, u tha gazetarëve se ka votuar “për një Rumani që ecën përpara dhe jo prapa”.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 18,2 milionë qytetarë të Rumanisë. Pothuajse 400 mijë persona në diasporë, kanë votuar më 22 dhe 23 nëntor.

Diaspora rumune tradicionalisht ka mbështetur kandidatët e qendrës së djathtë.

Rezultatet e para të raundit të balotazhit pritet të publikohen pas mbylljes së votimeve në orën 21:00, sipas kohës lokale. /REL