“Ta ndihmojmë Shqipërinë t’ia nisë nga e para”. Kështu u shpreh këtë të hënë Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së donatorëve të organizuar nga vetë ajo.

Von der Leyen bëri thirrje që të jepen ndihma për Shqipërinë që të ndërtohen shkolla dhe spitale të reja.

Ajo theksoi se përveç 15 milionë eurove të premtuara në fillim, KE do të kontribuojë edhe me 100 milionë euro nga Bashkimi Europian.

“Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, megjithatë ne mund ta ndihmojmë Shqipërinë që t’ia nisë nga e para. Mund të ndërtojmë shkolla, spitale ta ndihmojmë Shqipërinë që të forcojë emergjencat civile. Kjo konferencë shënon nisjen e bashkëpunimit tonë për rindërtimin e Shqipërisë. Vetë KE do të japë 100 milionë euro nga fondet e BE-së. Kjo i shtohet 15 mln eurove që unë kam bërë të ditura. Do të ketë kontribute edhe nga vendet anëtare. Ju ftoj të gjithëve të kontribuoni dhe Shqipëria të ngrihet në këmbë shpejt. Qëkur Shqipëria fitoi lirinë, populli ka treguar një potencial të madh përpara syve të botës”, tha Von der Leyen./tvklan.al