Prezantohet një material i ri. Bëhet fjalë për drurin transparent, i cili është në gjendje të përthithë dhe çlirojë nxehtësi. Konsiderohet si materiali i së ardhmes, që mund të shfrytëzohet në dritaret e banesave, pasi është izolues si druri, por transparent si xhami dhe mund të përmirësojë dukshëm impaktin energjetik të ndërtesave dhe konsumet.

Prezantimi zyrtar i drurit transparent 2.0 u bë në Kongresin Amerikan të Produkteve Kimike në Orlando. Sipas ideatorëve suedezë të Instituti Mbretëror të Teknologjisë, ky produkt do të jetë gati për të hyrë në treg brenda 5 vitesh, kohë e mjaftueshme për optimizuar proceset për prodhimin industrial dhe për ta përpunuar që të jetë sa me tepër

eco friendly

.

Ndryshe nga druri transparent, i prezantuar para disa viteve, të cilit i hiqet lignin për të përfituar këtë aftësi, në këtë rast i është shtuar edhe një molekulë, e cila ka karakteristikën kryesore të absorbimit dhe çlirimit të ngrohtësisë diellore.

Klan Plus