Philipe Coutinho u prezantua të hënën si futbollisti më i ri Barcelonës.

Braziliani doli para tifozëve në “Camp Nou”, por duhet të presë 3 javë për të luajtur ndeshjen e parë me katalanasit. Kontrollet mjekësore konfirmuan dëmtimin që u tha edhe nga Liverpool. Coutinho firmosi një kontratë deri në qershor të 2023.

“Është realizimi i një ëndrre. Tani do të luaj me idhujt e mi. Shpresoj të fitoj gjithçka.”

Philipe Coutinho u shfaq me një fanellë pa numër. Sipas mediave spanjolle pritet një largim nga katalanasit. Transferimi i tij kushtoi 160 milionë euro, duke u bërë një nga blerjet më të shtrenjta në futboll. Barcelona i vendosi Coutinhos një klauzolë prej 400 milionë eurosh.

Tv Klan