Incidenti ndodhi gjatë një seance ku po diskutohej largimi i tij pasi në 2018 u kap me kokainë

Dhjetë persona, përfshirë shtatë peshkopë të vjetër ortodoksë grekë, janë sulmuar me acid nga një prift gjatë një seancë disiplinore në Athinë. Tre nga peshkopët ndodhen në gjendje të rëndë në spital, ndërsa dy të tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një oficer policie që ndodhej në vendin e ngjarjes, arrestoi të dyshuarin, i cili gjithashtu u dërgua me urgjencë në spital. Ministri i shëndetit, Vasilis Kakilias, e përshkroi incidentin si tragjik. Sulmi ndodhi në Manastirin Petraki në Athinë.

Mediat lokale raportuan se të sulmuarit kishin pësuar djegie, kryesisht në fytyrë dhe duar. Peshkopët ishin në seancë për të diskutuar zhvendosjen e mundshme të priftit pasi dyshohet se  zotëronte 1.8 gram kokainë në qershor 2018.

Prifti më herët kishte deklaruar se drogën e gjetur e kishte për përdorim personal. Katerina Sakellaropoulou, presidentja e Greqisë dënoi sulmin ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shpreh se ishte thellësisht i trishtuar dhe siguroi se shteti do të ofronte të gjithë ndihmën e mundshme mjekësore për shërimin e shpejtë të peshkopëve.

Klan News