Princ Harry e ka vendosur…


Princ Harry e ka vendosur…

20:31 10/08/2020

Princ Harry e ka vendosur. Ai do të luftojë racizmin me çdo kusht. Si mënyra më e mirë për të bërë një gjë të tillë, duket të jenë rrjetet sociale. Kështu ai, i motivuar dhe i mbështetur nga disa të rinj, po poston herë pas here video, me intervistat e zhvilluara me të rinjtë dhe njerëz të ndryshëm nëpër botë. Nisma mban një emër mjaft interesant, që lidhet drejtpërdrejt me qëllimin që ka në vetvete.

“Colour of Change” apo “Ngjyra e Ndryshimit”.  Iniciativën ai ua ka prezantuar edhe udhëheqësve të të drejtave civile në SHBA. Në një bisedë më ta, Princ Harry ka thënë se kjo nuk është vetëm për komunitetin me ngjyrë, por do të përfshijë çdo person që është ndryshe dhe që paragjykohet.

Klipi i parë i prezantimit të këtij projekti u shpërnda në rrjete përgjatë fundjavës, ndërsa u mirëprit gjerësisht. Mes titrash, përfshihej edhe një citim: Pabarazia nuk është për të ardhur keq, është si një aksident me makinë, shkaktohet. Ndërkohë nga përfaqësuesit e të drejtave civile, Princi ka gjetur një mbështetje të madhe.

Brezi i ri, për dukën e Sussex është udhëheqja e rij më e madhe. Ndaj në një deklaratë të dhënë ai thekson: Të udhëheqesh nga brezi i ri dhe të veprosh në vend se të thuash, është si në rregull, kështu që e ke thënë atë dhe tani duhet ta ndjekësh.

Princ Harry e ka nisur këtë iniciativë së bashku me bashkëshorten e tij Meghan. Më herët ata së bashku kishin nisur edhe një fushatë tjetër, e njohur si Stop Hate. Kjo fushatë u nis nga një koalicion i jofitimprurësve i cili nxiti kompanitë të ndalonin reklamat në Facebook derisa firma në pronësi të Mark Zuckerberg të merrte në mënyrë më efektive fjalën e urrejtjes në platformën e saj.

Klan Plus




Të ngjashme