Moti vazhdon të na çudisë në çdo stinë. Edhe pse jemi në prag të stinës së verës, Gramshi ka përjetuar një episod reshjesh të pazakonta.

Një stuhi breshëri që zgjati për rreth një orë dëmtoi në masë prodhimet bujqësore dhe zhveshi drurët frutorë e vreshta.

Sipas të dhënave, epiqendra e stuhisë së breshrit ishin fshatrat e Njësisë Administrative Kukur. Banorët janë shokuar nga madhësia e tij që ishte sa një kokërr arre.

Ata thanë se nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë. Gjithashtu stuhia ka dëmtuar edhe disa rrugë në Gramsh për shkak të shembjeve dhe vërshimit të gurëve dhe inerteve.

Tv Klan