Operacioni “Pritja” ka vënë në pranga tre tre punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë.

Maluen Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë, Alban Kapo, 28 vjeç, banues në Durrës dhe Idajet Vrapi, 28 vjeç kanë shpërdoruar detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 Lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Hetimet po vijojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë./tvklan.al