Problemet mendore tek pacientët me COVID, psikiatrja Rreli tregon shkaqet

Problemet mendore tek pacientët me COVID, psikiatrja Rreli tregon shkaqet

18:39 19/11/2020

Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, një në pesë persona që kanë probleme mendore, kanë më shumë shanse që të infektohen me COVID-19. Lidhur me këtë temë, e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë psikiatrja Arjana Rreli.

Një në pesë persona, nuk janë pak. Por po të shikosh studimin nuk janë marrë faktorët social dhe ekonomik. Këto mund të jenë faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht. Nëse e shikojmë në këndvështrimin pozitiv, këto tre çrregullime nuk janë çrregullime të forta të shëndetit mendor.

Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, nuk konsiderohen si çrregullime të forta. Por nga ana tjetër të gjithë e kanë përjetuar këtë situatë me frikë, pasi ka qenë diçka e panjohur. Nëse flasim për ankth ndikon në mbarëvajtjen e shëndetit tonë”, tha Rreli.

Më tej mjekja shtoi se  ata që kanë probleme mendore kanë më shumë risk që të infektohen me COVID. “Ky studim ka nxjerr një problem tjetër madhor, që është se 65% e personave që kanë pasur probleme të shëndetit mendor kanë qenë më të predispozuar që të infektohen me COVID”, tha ajo.

Psikiatrja po ashtu tregoi pse infektimi është më i lehtë tek këta persona, duke shtuar se gjithçka varet nga imuniteti.

Një person që ka probleme të shëndetit mendor ka një imunitet më të ulët. Problemet e shëndetit mendor ulin forcën mbrojtëse në organizëm, pasi kanë lidhje me çfarë imuniteti ynë duhet të luftojë praninë e virusit. Duke qenë se imuniteti është më i rënë, predispozita që të infektohen është më e madhe”, tha psikiatrja Arjana Rreli./tvklan.al





Të ngjashme