Vrasja e një gjermani të dielën, me gjasë nga dy emigrantë, nxiti protesta të dhunshme në qytetin Kemnitz, në lindje të Gjermanisë.

Prej dy ditësh mbështetës të ekstremit të djathtë u mblodhën në qendër të qytetit, duke protestuar kundër strehimit të emigrantëve. Në të njëjtën kohë aktivistë anti-nazistë zhvilluan një kundër protestë, duke akuzuar ekstremin e djathtë se po përdor vrasjen për qëllime politike. Dhjetëra protestues mbetën të lënduar nga sendet e forta të lëshuara mes dy grupeve dhe përplasja me policinë.

Tensioni në qytetin e Kemnitzerit mbetet i lartë. Autoritetet gjermane dyshojnë se disa emigrantë nga Iraku e Siria janë dhunuar fizikisht nga forcat neo-naziste. Të dielën një tregtar 35-vjeçar mbeti i vrarë si pasojë e goditjeve me thikë. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar një dy të rinj, një iraken dhe një sirian. Alternativa për Gjermaninë, force e ekstremit të djathtë e përfaqësuar në parlament, tha se shteti nuk është më i aftë të mbrojë qytetarët e tij.

Tv Klan