Protestë në Calais kundër emigrantëve: Të mbyllet “xhungla”

Posta

Protestë në Calais kundër emigrantëve: Të mbyllet “xhungla”

11:45 05/09/2016

Mijëra qytetarë bllokuan rrugët kryesore të qytetit Kale, në veri të Francës, duke kërkuar mbylljen e kampit të emigrantëve, i njohur ndryshe si “xhungla”, ku më shumë se 7 mijë persona, shumica të ardhur nga lindja e mesme, jetojnë në kushte çnjerëzore.

Protestuesit, të kryesuar nga sindikata e shoferëve të kamionëve kërcënojnë me mbylljen e autostradës kyçe të qytetit, duke vendosur në mes të rrugës mjetet e mëdha të transportit. Ata thonë se “xhungla e emigrantëve”, po gërryen qytetin dhe po shkakton kaos në port.

Protestës iu shtua edhe shoqata e fermerëve, të cilët gjithashtu bllokuan rrugët më traktorë. Kryebashkiakia e Kalesë, Natacha Bouchart, mbështeti protestën dhe ngriti alarmin se situata po bëhet e papërballueshme.

Të shumta kanë qenë rastet kur emigrantët rrezikojnë jetën e tyre dhe të udhëtarëve në autostradë. Siç shihet edhe në këto pamje të publikuara nga “Daily Mail”, ata tentojnë të bllokojnë rrugët me çtë munden, për të hipur në mjetet e transportit me qëllim hyrjen në mënyrë klandestine në Britaninë e Madhe. /TV KLAN


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi