Shoqata e Transportit Ndërqytetës ka protestuar përpara Ministrisë së Transporteve kundër konkurrencës së pandershme. Ata i kanë lënë dy ditë kohë ministrit Sokol Dervishaj për të dialoguar për linjat urbane në vend.

Në të kundërt kanë kërcënuar me bllokim të rrugës përpara ministrisë dhe djegie të mjeteve të tyre.

Përfaqësuesit e shoqatës se transporteve janë shprehur se linja të autobusëve të hequra nga kjo ministri si të padobishme po rikthehen sërish. Ndërsa me problematike kanë cilësuar linjën Tiranë-Elbasan.

Tv Klan