Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuara e dytë e emisionit më të ndjekur për fëmijë, “Në Kurthin e Piter Pan” . Ndër pyetjet e fëmijëve sigurisht nuk kishte si të mungonte dhe ajo për statusin beqare të saj.

-Po rri beqare kastile apo po pret Princin e Kaltër?

Unë i pres të vijnë me kalë, ata vijnë me gomar, pres të vijë i duhuri. 

 

-Nuk duhet ta shikosh Princin e Kaltër ka kalë, apo gomar, duhet ta shikosh ka zemër të bardhë apo të zezë. Merre shikojë si ka zemrën, për disa ditë…

Të jap fjalën që do u shikoj zemrën.

-Pse i thua gjithmonë Alketës o baby?

Sepse është një formë dashurie, ajo është baby.

-Këngëtarja jote e preferuar?

Irma Libohova i ka rezistuar të gjitha kohërave kur isha në shtëpi mezi prisja ta shikoja./tvklan.al