Klubi po mendon zgjidhjen për ndeshjet e Champions League

Futbolli është ndalur në futbollin francez deri në Shtator për shkak të Covid-19.

Por Paris Saint Germain nuk do të ndalet në garën për Champions League ku është kualifikuar në fazën çerekfinale. Alternativë është zhvillimi i ndeshjeve jashtë territorit dhe drejtuesit e klubit po mendojnë një alternativë.

Sipas mediave franceze, po mendohet Katari, pikërisht vendlindja e Presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi. Kjo gjithsesi duhet të ketë edhe aprovimin e UEFA-s dhe mbi të gjitha rinisjen e kupave të Europës. Një tjetër mundësi që po vlerësohet është edhe Portugalia.

Paris Saint Germain po kërkon me ngulm të triumfojë në Champions League ku nuk ia ka arritur deri më tani pavarësisht investimeve.

Tv Klan