Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e çasteve të fundit përpara se burri turk Hakan Aysal të hidhte nga shkëmbi gruan e tij shtatzënë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Bugla të Turqisë në Qershor të vitit 2018.

Hakan e kishte marrë gruan e tij për të bërë një foto buzë shkëmbit teksa ishin me pushime në qytetin Bugla. Ai ishte siguruar që pranë vendit ku ata ndodheshin të mos kishte persona të tjerë. Mirëpo, momentet e fundit të tyre ishin filmuar nga një turist rastësor që gjendej aty.

Këto filmime amatore janë përdorur nga autoritetet turke gjatë hetimit të çështjes, ku u arrit në konkluzionin se Hakan e kishte shtyrë qëllimisht nga shkëmbi gruan e tij shtatzënë për të përfituar sigurimin e jetës prej 400 mijë Lira turke ose 40 mijë Paund.

Pasi bënë një foto selfie si çift, burri e hodhi 32-vjeçaren nga shkëmbi duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Turisti që kishte filmuar këto pamje, i tha policisë se kishte parë Hakan që të sillej në mënyrë të çuditshme dhe për këtë arsye kishte mbajtur kamerën ndezur duke filmuar pasi kishte parandjenjë të keqe.

Prokurorët turq kanë thënë se çifti u ul për 3 orë buzë shkëmbit. Këtë veprim, Hakan e kishte bërë për t’u siguruar që të asnjë person tjetër të mos ishte pranë tyre. Sapo kuptoi se ishin vetëm, ai shtyu gruan nga shkëmbi. Pak kohë më vonë pas tragjedisë, ai kishte kërkuar siguracionin e jetës së bashkëshortes, por iu refuzua pasi hetimet e autoriteteve zbuluan se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Por Hakan i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke thënë se gruaja u rrëzua aksidentalisht dhe kishte dëgjuar vetëm të bërtiturat e saj.   /tvklan.al