Motrat Istrefi kanë sjellë bashkëpunim e tyre të shumëpritur. “Nuk e di” është kënga më e re e motrave, kushtuar dashurisë. Me një muzikë ritmike, Era dhe Nora dhurojnë skena të nxehta, në gjithë videoklipin prej afro 4 minutash.

Njëherë pink dhe një herë tjetër metalizato, veshjet e dy prej vajzave më të dashura për publikun janë ato çfarë tërheqin vëmendjen në klip, duke i shfaqur motrat tepër joshëse.

Në performancë, ato u shfaqen edhe të lidhura bashkë më anë të një gërsheti flokësh. Fustani ngjyrë vishje i bën të duken si dy mbretëresha, duke treguar dhe lidhjen e ngushtë që vajzat kanë bashkë.

Më pas badi ngjyrë të bardhë dhe të zezë, që këngëtaret mbajë veshur mund të themi se është skena më e nxehë e klipit. Me një kërcim sensual, ku bien në sy trupat perfektë që Era dhe Nora kanë, kënga përfundon duke lënë shumë fansa të impresionuar.

Klan Plus