Cameron Diaz, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj janë parë teksa pushojnë në një jaht luksoz në Saint-Tropez ditën e premte, edhe pse prej kohësh e shkëputur nga bota e kinematografisë, Diaz duket se ka mbetur në formë. Ajo duket shumë e lumtur krahë bashkëshortit të saj, për të cilin deklaroi pak kohë më parë se ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë. E veshur me një kostum banjo të zi me lule, dhe e buzëqeshur gjithmonë Cameron duket mahnitëse.

Ndërsa familja Kardashian-Jenner duket se kanë shfrytëzuar rastin e ditëlindjes së Kylie Jenner për të bërë disa pushime në Itali, ata janë fotografuar në jahtin super luksoz, të cilin Kylie e ka marrë posaçërisht për ditëlindjen e saj, dhe thuhej se po shkonin drejt kështjellës Amalfi në Positano, më pas mësohet të kenë qenë në Capri dhe mesa duket po e shijojnë shumë bregdetin e Italisë.

Modelja Gigi Hadid duket se nuk i ka shijuar shumë pushimet e saj në Mikonos, pasi sipas shkrimit të saj në Instagram në adresën Gisposables, ajo tha se e kishin grabitur. Gigi së bashku me motrat dhe shoqërinë e saj kishin shkuar në Mikonos për të festuar ditëlindjen e motrës së saj të madhe Alana. Edhe pse i shohim gjithmonë në pushime luksoze, Vipat kanë edhe eksperienca të këqija me pushimet, kjo pasi Gigi tha se nuk do të kthehej më në atë ishull.

Klan Plus