Zjarri ka rënë në afërsi të kufirit me Greqinë, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses se Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie. Ndërhyrja është e vështirë pasi zjarri është lokalizuar në majën e malit “Ostoja”, në vendin e quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.

Situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri, pasi zjarri ka përfshirë vetëm bimësi të ulët dhe shkurre.

Klan News