Formë, ritëm, thellësi dhe ngjyrë janë katër dimensionet në pikturën e Tulin Onat. Secila është rezultati i një përjetimi dhe ku çdo herë artisja turke është ndier si brenda një rrethi ku ngjarjet nuk kanë një fillim dhe fund, por ato përsëriten duke ndryshuar formën, por jo përmbajtjen.

“E thënë ndryshe, ky është një qark i parë si në trajtën fizike ashtu edhe atë metafizike”.

Teknika që Tulin Onat përdor për të zbritur kozmosin në telajo, është për piktoren një kërkim në zbrazëti.

“Të shohësh përtej zbrazëtisë, është një temë të cilin po e përpunoj prej vitesh”.

“Qark”, një ekspozitë që ka shëtitur në galeritë kombëtare të Evropës, në të Tiranës është e vizitueshme deri në 2 Tetor. Nga ky koleksion, pikturën më të dashur “Zbrazëti hapësinore” artistja ia dhuron Galerisë Kombëtare të Arteve.

Tv Klan