Policia e Devollit ka shpallur në kërkim 25 vjeçarin me inicialet R.F, , banues në Bilisht.

Mbrëmjen e së hënës pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 25-vjeçari se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim K.B, 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishek luftarak.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R.F, i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./tvklan.al