Rikthehet “Sunnyy Hill” Festival

Rikthehet “Sunnyy Hill” Festival

16:22 02/08/2019

Qendër muzikore për artistët e rinj

Sot nis festivali ndërkombëtar i muzikës Sunnyy Hill.

Para nisjes së këtij festivali në një konferencë për media këngëtarja Dua Lipa ka bërë të ditur se fondacioni Sunny Hill ka ndarë 150 mijë euro për një akademi për të rinjtë e cila do të quhet “Sunny Hill Academy”.

Me këtë rast  Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me “Sunnyhill Foundation” dhe “Sunnyhill Festival”.

Kjo qendër për art dhe muzikë do të shërbejë për artistët e rinj, ndërsa Dua ka realizuar ëndrrën e saj.

Dua Lipa: Ka qenë një ëndërr e madhe për ne për të pasur një hapësirë ku fëmijët dhe rinia mund të vijë pasi e dimë që ka talente në Kosovë.

Ajo u pyet nëse do të performojë me Calvin Harris këngën e tyre të përbashkët One Kiss.

Dua Lipa: Nuk e di përgjigjen….

Ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do të ketë një bashkëpunim të ri me këngëtaren Miley Cyrus.

Në konferencë gjatë gjithë kohës ishte edhe i dashuri I saj i ri Anëar Hadid.

Sunny Hill festival gjithashtu ka ndarë shpërblime në shenjë mirënjohje për sponzorët e vitit të kaluar përfshirë edhe  KlanHD.

Në edicionin e dytë të këtij festivali do të performojë yje të mëdha botërore si: Miley Cyrus, Calvin Harris e reperi shqiptar, Gashi.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori