Në mesditën e se mërkurës Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të përcaktojë qëndrimin që do të mbahet në sencën e jashtëzakonshme të kuvendit. Deputetët socialistë e quajnë të pavend kërkesën e opozitës për mocion mosbesimi nadj Kryeministrit Nano.
Elmaz Sherifi: “Po nuk ka lidhje direkte dhe përgjegjësi direkte kërkesa që bën opozita, në demokraci prandaj kanalet janë të hapura, ta shfrytëzojnë edhe këtë moment, por unë mendoj që nuk duhet abuzuar me fatkeqësinë e viktimave jashtë moralit që duhet të ketë dhe politika. Sigurisht, tragjedia është e rëndë, është e dhembshme, por përgjegjësia nuk është direkte.”

Ndërkohë deputetët, që nuk morën pjesë në votimin e qeverisë në 28 dhjetor 2003, nuk pranuan të komentojnë ftesën e bërë nga Partia Demokratike, një ditë më parë, për të votuar kundër Kryeministrit Fatos Nano. Ky grup deputetësh pritet të përjashtohet nga Partia Socialiste në respektim të statutit të miratuar nga kongresi i 6-të socialist./tvklan.al