Ky është incidenti i dytë që përfshin Shtëpinë e Bardhë

Qeni i Joe Biden Major është përfshirë sërisht në incidentin e dytë të kafshimit brenda një muaji. Ai vetëm disa ditë u kthye nga trajnimi në Delaware pas një incidenti të ngjashëm.

Sipas “BBC” Major ka kafshuar një nga personeli i cili është parë të merrte kujdes mjekësor. Majori është më i vogli nga dy qentë gjermanë të Biden dhe qeni i parë i Shtëpisë së Bardhë.

Gazetarët e kishin parë Majorin teksa shëtiste rreth lëndinës jugore të Shtëpisë së Bardhë përpara se presidenti dhe zonja e parë të udhëtonin në Memorialin e Veteranëve të Vietnamit.

Presidenti tha pas incidentit se Majori ishte “një qen i ëmbël”. Ai i tha “ABC News” se kafsha e kishte bërë këtë gjë pasi personin nuk e njeh dhe për t’u vetëmbrojtur e ka kafshuar.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë 85% e njerëzve e duan atë. E vetmja gjë që bën është t’i lëpijë dhe të tundë bishtin e tij. Por ardhja e personelit të ri e ka bërë atë konfuz, është shprehur Biden.

Biden e mori Majorin, nga Delaware Humane Association në 2018. Aktualisht qeni është tre vjeç.

Klan News